​“Icardi është një kafshë”

PUBLIKUAR

Mauro Icardi ka pasur një natë tjetër fantastike në Serie A, duke shënuar dy gola në fitoren 1:3 ndaj Cagliarit

Trajneri i Cagliarit, Diego Lopez ka lavdëruar sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, të cilin e ka quajtur një kafshë.

Ai pavarësisht humbjes 1:3, është i lumtur me lojën e skuadrës së tij kundër një Interi shumë të fortë.

“Nuk është e lehtë të luash me aq kurajo kundër një kundërshtari si Inter, kështu që jam shumë i lumtur”, tha Lopez pas ndeshjes.

“Ju thash lojtarëve se Icardi është një kafshë në zonën e 16 metërshit, kështu që ishte e rëndësishme që ai të mos e merrte topin. Ai shënoi nga gjysmë rastet që kishte”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...