Me rastin e 28 Nëntorit Ditës së flamurit kombëtar, Kryetarja në detyrë e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan, znj. Selvije Halimi në emër të të gjitha strukturave të degës së PDK-së uron të gjithë shqiptarët kudo që janë.
28 Nëntori mbërthen në vete shumë ngjarje që bënë kthesa historike në historinë tonë të lavdishme si Dita e Flamurit dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e UÇK-së në skenë, shkrun PDK – Dega Lipjan
Andaj uroj që kjo festë e madhërishme kombëtare të i gjej shqiptarët të lumtur, të bashkuar dhe krenarë duke festuar të lirë e dinjitetshëm pranë familjeve të tyre e në përkujtim të të gjithë Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit”.


