Messi shok me Ronaldon? Kjo është përgjigjja interesante e argjentinasit

PUBLIKUAR

Messi nuk e sheh Ronaldon si shokë në të ardhmen.

Duket se asnjëherë nuk do të ketë më shumë se respekt për njëri-tjetrin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, kur t’i varin atletet.

Portugezi kohë më parë kishte thënë se ndoshta në të ardhmen, rivaliteti që kanë pasur për shumë vite në fushë, do të shndërrohet në shoqëri jashtë saj, por kështu nuk mendon Messi.

“Cristiano ka thënë kohë më parë se në të ardhmen mund të bëheni shokë të mirë, a mendoni se është e mundur? Nuk e di nëse do të jemi”, u përgjigj Messi.

“Shoqëria krijohet duke kaluar kohë së bashku dhe duke njohur njëri-tjetrin më mirë. Ne nuk kalojmë kohë së bashku, e vetmja mënyrë të shihemi janë ceremonitë e shpërblimeve dhe është e vetmja kohë ku flasim paksa. Në atë moment çdo gjë është mirë, por pastaj nuk kalojmë përsëri kohë së bashku”, theksoi mes tjerash Messi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...