Talenti kosovar që po monitorohej nga Guardiola, pensionet shkaku i sëmundjes në zemër

PUBLIKUAR

Talenti i Manchester City, Sinan Bytyqi, është detyruar të pensionohet nga futbolli shkaku i problemeve me zemër, në një kohë kur Pep Guardiola po e mbikëqyrte nga afër.

Bytyqi, i cili si foshnje kishte ikur nga lufta në Kosovë me prindërit, po merrte vlerësime të larta gjatë huazimit në klubin holandez, Go Ahead Eagles, u trondit kur kuptoi lajmin e  tmerrshëm se duhej ta linte futbollin nëse dëshironte të jetonte, transmeton Express.

Gjatë vizitës së fundit në Mançester, Pep Guardiola e kishte skajuar 21-vjeçarin për t’i uruar fat dhe paralajmëruar se progresi i tij po me Go Ahead Eagles po monitorohej nga afër.

Pasi u zgjodh në ekipin e javës në Eredivisie, dhe me mendime se do të rikthehej në Manchester City për të tentuar të futej në ekipin e parë, Bytyqi ishte thirrur në zyrën e klubit holandez para stërvitjes.

“U futa në zyre dhe aty ishte trajneri, trajnerët tjerë, doktori. Mendoja me vete se çfarë po ndodhte. Ishte e çuditshme. Menaxheri e nxori një letër dhe më tha se kishin gjetur diçka në testin e monitorimit vjetor të zemrës sime në Mançester dhe se duhet të kthehesha në Angli”, ka zbuluar Bytyqi.

“Ai po ashtu tha se ishte një sëmundje që ta ndalon të luash sport profesionist”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...