Rinumërimi për Kuvende Komunale solli 1 ndryshim të një asamblisti në Lipjan (Dokument)

PUBLIKUAR

Rinumërimi i më shumë se 440 vendvotimeve në komuna të ndryshme nga zgjedhjet për Kuvende Komunale që u bë javën e kaluar – ka sjellur disa ndryshime në listën e kandidatëve që me shpalljen e Rezultateve Përfundimtare kishin siguruar ulëse në ndonjërën nga asambletë.

Subjektet politike mbesin me numrin e njëjtë të ulëseve që kanë fituar ashtu siç është bërë e ditur në ditën kur KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale, por ndryshime kanë ndodhur në disa raste brenda listës së subjekteve.

Sipas raportit të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve, pas rinumërimit, i cili është miratuar nga KQZ-ja, ka sjellur disa ndryshime brenda subjekteve politike. Lista e subjekteve politike ku ka pasur ndërrime pas rinumërimit me vendim të PZAP-it është kjo:

· 5 ndërrime në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

· 3 ndërrime në Partinë Demokratike të Kosovës.

· 2 ndërrime në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

· 2 ndërrime në Lëvizjen Vetëvendosje.

· 1 ndërrim në Nismën për Kosovën.

· 1 ndërrim për Samostalna Liberalna Stranka.

Këtu mund të gjeni listën e saktë të asamblistëve që kanë fituar mandatet dhe emrat e atyre që zëvendësohe. Kurse lista e plotë e të gjithë kandidatëve të zgjedhur në të gjitha Kuvendet Komunale në Kosovë mund të gjendet këtu.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...