Hazard thotë se është i lumtur te Chelsea, në të njëjtën kohë josh Realin

PUBLIKUAR

Eden Hazard thotë se është i lumtur te Chelsea, por në të njëjtën kohë nuk e ka mohuar transferimin në “Santiago Bernabeu”.

Anësori i Chelseat, Eden Hazard, nuk e ka mohuar edhe njëherë se një ditë ëndërron të punojë me Zinedine Zidane.

Teksa thotë se është i lumtur në Chelsea, Hazard ia bëri me sy kampionëve të Evropës duke thënë për Canal +: “e admiroj Real Madridin”.

Anësori i Chelseat, më pas u ndal te e ardhmja, që tha se është te “Blutë e Londrës”, por në të njëjtën kohë “ia shkeli syrin” Realit të Zinedine Zidane.

“Ndihem mirë te Chelsea. Është folur shumë për mua dhe më kanë dërguar në shumë skuadra, edhe në Paris, por ja ku jam, te Chelsea. Nëse ndiej se më duhet me ikë, do të iki, do të largohem, por tani ndihem mirë te “Blutë e Londrës”, u shpreh numri 10 i Chelsea.

“Njerëzit gjithmonë kanë thënë se do të iki, por unë ende gjendem këtu”.

“Real Madridi dhe Zidane? Të gjithë e dinë respektin që kam për të, si lojtar dhe tani si trajner. Është idoli im. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por do të ishte një ëndërr të luajë për Zidanin”, theksoi ai mes tjerash. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...