Dje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan rreth orës 22:00 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë Pietro Beret e cal 7.65 mm me një karikator pa fishekë.
Po ashtu Policia Kosovës njoftoi se me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.


