​Akuza për Sharapovan, rrezikon 7 vite burg

PUBLIKUAR

Problemet nuk kanë fund për Maria Sharapovën. Tenistja ruse është vënë nën hetim nga policia indiane për mashtrim dhe konspiracion kriminal, në një çështje që ka të bëjë me një agjenci imobiliare

Bëhet fjalë për “Homestad Infrastructure”, e cila ka përfituar miliona dollarë nga blerës të mundshëm për një projekt të quajtur “Ballet by Maria Sharapova”, që duhej të ndërtonte apartamente superluksoze me heliporte mbi tarracat e tyre, si dhe një akademi tenisi, shkruan Top Channel.

Sharapova, 5 herë fituese e turneve “Grand Slam”, në vitin 2013 bëri një vizitë në Indi për nisjen e këtij projekti, madje u zhvillua edhe një ceremoni me këtë rast.

Policia i nisi hetimet në lidhje me këtë çështje më 16 nëntor, ndërkohë që Piyush Singh, avokati që përfaqëson të gjithë blerësit e mashtruar, deklaroi se çdo veprim u bë për shkak se projekti ishte i lidhur me emrin e Maria Sharapovës.

Nëse tenistja ruse do të shpallet fajtore, ajo rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...