Isco nga 0 në 310

PUBLIKUAR

Isco Alarcon këtë sezon është futbollisti më i mirë i Real Madridit

Mesfushori spanjoll, Isco po kalon momente të jashtëzakonshme këtë edicion në Real Madrid, ku është edhe lojtari kryesor i skuadrës.

Kjo mund të vërtetohet edhe nga minutat që ka luajtur në dallim prej një viti më parë në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli sezonin e kaluar në katër ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kishte luajtur 0 (zero) minuta.

Ndërsa këtë sezon, ai ka startuar në të katër ndeshjet, duke luajtur 310 minuta, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

Në La Liga Isco kishte luajtur në 9 ndeshje sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon ka luajtur në 12, duke shënuar edhe pesë gola. /Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...