Sipas Policisë së Kosovës në Brus të Lipjanit në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
Po ashtu, policia njoftoi se dje në Lipjan në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Ferizaj, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.


