Ter Stegen, shpëtimtari i Barcelonës

PUBLIKUAR

Ter Stegen ka pritur 34 nga 39 goditje në portën e Barcelonës këtë edicion në La Liga.

Barcelona është duke kaluar një sezon fantastik ku pas 12 xhirove ndodhet në pozitën e parë me 34 pikë, 10 më shumë se rivali i përjetshëm, Real Madridi.

Natyrisht se ky sukses i adresohet Lionel Messit, që ka shënuar 12 gola, por, nuk duhet harruar edhe njeriun e momentit, portierin që është shndërruar në shtyllë për Barcelonën, Andre ter Stegen.

Ai e ka shpëtuar Barçën këtë edicion me disa pritje fantastike dhe sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, Ter Stegen ka ndalur 87%  të goditjeve në drejtim të portës së katalunasve në La Liga këtë edicion, ai ka ndalur 34 nga 39 goditje në portë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...