Skuadra gjermane e konfirmon interesimin për Ozil

PUBLIKUAR

Kontrata e mesfushorit gjerman Mesut Ozil me Arsenalin mbaron në verën e vitit të ardhshëm dhe e ardhmja e tij në “Emirates” mbetet e pasigurt.

Për ketë, kryetari i Schalke, Clemens Tonnies, shpreson se lojtari kreativ i Arsenalit do të rikthehet në klub në  të ardhmen, transmeton Express.

Megjithatë, së fundmi Ozil është lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona apo Manchester United. Por ish-klubi i tij, Schalke ka treguar interesim për të.

“Mund ta imagjinoj shumë mirë rikthimin e tij. Nëse do të ketë ndonjë mundësi, do ta mendojmë natyrisht”, ka thënë Tonnies për Kicker.

“Rikthimi i tij do të ishte storje interesante. Por, nuk do të ndodhë verën e ardhshme”, ka shtuar ai.

Ozil iu bashkua Schalkes në vitin 2005 si 16-vjeçar dhe debutoi për skuadrën një vit më pas, para se t’i bashkohej Wrder Bremenit në vitin 2008. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...