Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka vizituar objektin e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan.
Kryetari Ahmeti ka par nga afër gjendjen e objektit të kësaj shkolle ku ka vetëm pa kohë që është ndërtuar.
Drejtori i kësaj shkolle, Semir Gashi tha se objekti i shkollës ka problem të shumta, me ngrohje, me çati, me sallën sportive, me dritare, dhe të tjera.
Kryetari Imri Ahmeti kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë që urgjentisht të merret me sanimin e këtyre defeketeve dhe shkaktarët e kësaj gjendje të rëndë të shkojnë në përgjegjësi.
Ky objekt u pat përurua me 01 Qershor 2016 nga ish-ministri i atëhershëm Arsim Bajrami, dhe ishte projekt nga MASHT.







