Reagon Komuna , dënon mbishkrimet “UÇK”, në Kishën Ortodokse Serbe në Lipjan

PUBLIKUAR

 

 

Lipjan..4-300x169

Komuna e Lipjanit ka lëshuar një reagim ku ka dënuar mbishkrimet “UÇK” nëmurin e shkallëve të Kishës Ortodokse serbe në Lipjan.

Në reagim thuhet:

Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Premte, në murin e shkallëve të Kishës Ortodokse serbe në Lipjan është shkruar mbishkrimi “UÇK” me çka është tentuar të provokohen qytetarët e besimit Ortodoks në përfundim të festave të tyre.

Komuna e Lipjanit e dënon këtë aktë provokues, duke pasur parasysh se marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare janë të mira dhe nuk kemi nevojë për akte të tilla.

Bashkëpunimi në mes të organeve komunale, institucioneve të sigurisë dhe qytetarëve është në nivelin e duhur, këtë më së miri e tregojnë raportet si dhe gjendja e sigurisë dhe tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare  në teren.

Kërkojmë nga organet e rendit dhe sigurisë që sa më parë t’i identifikojë kryersit e këtij akti provokues dhe të njejtit të përgjigje para organeve të drejtësisë.

FotoArkivi/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...