Fillojnë reshjet e borës në Lipjan

PUBLIKUAR

Kanë filluar reshjet para të borës në Lipjan.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar  se të hënën mbi vendin tonë do të mbajë mot me reshje shiu dhe bore, kurse nga e marta do të ketë ngritje temperaturash.    

Sipas parashikimit të IHK, fushat me presion të ulët të cilat kanë  përfshirë vendin do të fuqizohen në orët në vazhdim duke krijuar kushte që gjatë natës dhe në orët e para të ditës së hënë të ketë reshje shiu dhe  reshje të dobëta bore.

Pas kësaj situate meteorologjike temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -4 gradë Celsius.

Kjo gjendje e motit do të jetë e paqëndrueshme, sepse nga dita e martë e tutje do të ketë ngritje në fushat termike dhe barike, duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlera deri në 12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja (të hënën dhe pjesën e parë të ditës së martë)dhe nga jugperëndimi , shpejtësia e së cilës do të arrijë deri 9m/s

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...