Gabimi 8 milionësh i Realit

PUBLIKUAR

Zidane është para një udhëkryqi dhe mund edhe të shkarkohet nga Real Madridi.

Kulmi ishte barazimi 0:0 me Atletico Madridin pasi tani Real Madridi ka mbetur 10 pikë prapa Barcelonës dhe titulli duket i pamundur.

Për ecurinë negative të Realit është duke u kritikuar Zinedine Zidane pasi vendosi të largojë dy sulmues gjatë verës, Alvaro Morata (80 milionë euro) dhe Mariano (8 milionë) dhe nuk transferoi asnjë, e riktheu në skuadër vetëm të riun, Borja Mayoral.

Gjithashtu largoi edhe James Rodriguez dhe tashmë problemi kryesor në skuadrën e Zidane është sulmi.

Besoni apo jo, Bale, Ronaldo dhe Benzema, që të tre së bashku kanë shënuar vetëm katër gola në Ligë, ndërsa i vetëm Mariano ka realizuar nëntë gola në Lyon, kurse Alvaro Morata tetë në Premierligë.

Goal shkruan se ishte Zidane ai që e largoi Marianon që në këto momente do t’i kishte kryer shumë punë sulmit, qoftë edhe si zëvendësues, pasi francezi nuk beson te Mayoral të cilin nuk e inkuadroi kundër Atleticos. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...