Kështu përgjigjet Allegri kur pyetet për mundësin që të drejtojë Italinë

PUBLIKUAR

Allegri thotë se nuk është koha për Italinë, jo tani për tani.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, shihet si zëvendësues i Venturas pas largimit nga drejtimi i seleksionit italian, por ai thotë se tani për tani nuk po mendon për diçka të tillë.

“Të drejtoj kombëtaren e Italisë? Në këto momente absolutisht nuk është në ambiciet e mia. Pas disa vitesh, përkundrazi, po mu dha mundësia, mendoj se kam për të bërë mirë”, kështu është shprehur trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas largimit te teknikut Ventura nga drejtimi i seleksionit italian.

“Te Juve ndihem mire, kam një kontratë, duhet te bëjmë ende më shumë së bashku, pasi ka shumë objektiva për të arritur. Duhet të ndërtojmë skuadrën për të ardhmen”, ka deklaruar trajneri i “Zonjës së Vjetër”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...