Fitojnë skuadrat e mëdha në Premier Ligë

PUBLIKUAR

Liverpool, Chelsea dhe Manchester City, që të gjitha kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve të tyre përkatës në kuadër të xhiros së 12-të të Premier Ligës angleze.

Liverpool e mposhti me lehtësi në shtëpi Southamptonin, të cilës ia shënoi plot tri gola. Salah dy herë dhe Coutinho një herë gjetën rrjetën për “Të Kuqtë”, shkruan Express.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë të mbledhura.

Lideri Manchester City fitoi pa ndonjë problem si mysafire e Leicester Cityt. Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne ia dhuruan fitoren Cityt. Kjo ishte fitorja e 11-të e City pas 12 javëve. Skudra e Pep Guardiola tani ka 34 pikë në vendin e parë dhe ruan bilancin e të pamposhturës.

Në anën tjetër, kampioni aktual, Chelsea, e shkatërroi West Bromin në rezultat 4-0. Morata një herë, Hazard dy herë dhe Alonso një herë arritën të shënojnë për skuadrën e italianit Antonio Conte. Me këtë fitore, Chelsea zë vendin e dytë me 25 pikë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...