Rikthimi i një kampioni, Ibrahimovic është gati

PUBLIKUAR

Rikthehet Zlatan Ibrahimovic, është gati për Newcastle.

Gjashtë muaj pas atij dëmtimi të rëndë në pjesën e gjurit në takimin ndaj Anderlecht në përballjen e Europa League, bomberi suedez duket se është gati.

Ai që e ka konfirmuar lajmin është vetë trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i cili ka grumbulluar sulmuesin për takimin ndaj Newcastle.

Tekniku i United është shprehur se sulmuesi është gati. Sipas Mourinhos është normale që bomberit t’i nevojitet ende pak kohë për tu rikthyer në 100% të formës, por situata duke mëse e favorshme për të, kjo edhe për faktin se ai ka “djegur” të gjithë fazat e rikuperimit. Gjithashtu tekniku i “Djajve të Kuq” deklaroi se në aspektin klinik Zlatan është gati.

Një tjetër fitore kjo për gjigandin suedez më e madhja në karrierën e tij,  i cili tejkaloi çdo lloj parashikimi të mjekëve, me këta të fundit që  shpreheshin se 36-vjeçarit do ti duhet të paktën 1 vit që të mund të luajë sërish.

Zlatan Ibrahimovic i ka befasuar të gjithë. Ndoshta ky mund të konsiderohet goli më i bukur në karrierën e tij. Tashmë konfirmimi është zyrtar, Ibra do të jetë në stol sot në takimin Man United-Newcastle. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...