Zidane tregon nëse ka probleme mes Ramosit e Ronaldos

PUBLIKUAR

Zidane thotë se nuk ka probleme mes Ramosit dhe Cristianos dhe gjithçka që është raportuar janë vetëm shpikje mediash.

“Nuk jam dakord me Cristiano. Mendoj se është një opinion oportunist. Kur fituam dy Super Kupa [UEFA Super Cup dhe Supercopa de Espana], askush nuk humbi askënd. Do të veja më shumë theksin tek lëndimet. Ekipi është më i fortë kur jemi të gjithë së bashku. Skuadra ka ndryshuar, sigurisht, por disa kontribuojnë disa gjëra dhe të tjerët kanë një rol tjetër”, kështu tha kapiteni ditë më parë për “Cadena Ser” pas deklaratave të Cristiano Ronaldos se skuadra është më me pak eksperiencë dhe më e dobët pas largimeve të Alvaro Morata, James Rodriguez e Pepe.

Madje mediat në Spanjë shkuan aq larg saqë raportonin se tashmë dy kapitenët e Los Blancos nuk gëzojnë një marrëdhënie sikur më parë, por diçka të tilla ka hedhur poshtë trajneri, Zinedine Zidane.

“Deklaratat e Ramos dhe Cristianos? E respektoj pyetjen, por nuk do të përgjigjem”, tha fillimisht Zidane.

“Gjëja e mirë është se kam këtu dy lojtarë që kanë shkruar histori me këtë klub, janë dy legjenda. Dytë e dinë për çfarë luajmë dhe e respektojnë njëri-tjetrin”.

“Nuk ka asnjë problem mes Cristianos dhe Ramosit. Nëse mendoni se ka probleme mes tyre, gaboheni”, theksoi mes tjerash Zizu në konferencë para derbit me Atletico Madridin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...