Skuadrat që do të “vrisnin” për Ronaldon

PUBLIKUAR

Real Madrid do të bëjë gjithçka që mundet për t’u siguruar se lojtari i saj kryesor do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” edhe për shumë vite, siç edhe bëri gjatë verës kur Cristiano Ronaldo kërcënoi se do të largohej.

Megjithatë, nëse Reali dështon ta bindë atë të qëndrojë, natyrisht se Ronaldon do të jetë njeriu më i kërkuar, me tri skuadra që janë të etura për ta blerë legjendën, transmeton Express.

Natyrisht, skuadra e parë e interesuar është ish-ekipi i tij, Manchester United, ku edhe mori famën Ronaldo.

Skuadra e dytë që do të bënte gjithçka për ta blerë atë është shpenzuesi i madh, PSG-ja, e cila ka kohë që është shumë e interesuar për 32-vjeçarin.

Dhe në fund, ekziston një opsion për Ronaldon që të luajë në MLS të SHBA-së. Los Angeles FC, e cila do të garojë për herë të parë në ligën kryesore amerikane duke nisur nga viti 2018, mbetet në kërkim të një lojtar shumë të njohur dhe Ronaldo dihet se është i hapur për të kaluar në SHBA pasi kërkon t’i zhvillojë interesat komerciale jashtë fushës. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...