Pochettino: Wenger gjithmonë do të jetë trajner i veçantë

PUBLIKUAR

Mauricio Pochettino e ka lartësuar Arsene Wengerin para ndeshjes derbi mes Arsenal dhe Tottenham.

Pochettino dëshiron të matet me trajnerin, siç e quan ai të veçantë të Arsenalit, Arsene Wenger, duke i kaluar 20 vjet në krye të Tottenham, transmeton Express.

Tottenham e viziton të shtunën rivalin e saj të Londrës veriore në kuadër të xhiros së 12-të në Premier Ligë.

Wenger – i cili është trajneri që ka shërbyer më së gjati në ligën e parë angleze – i ka kaluar 21 vjet në krye të Arsenalit, duke e fituar Premier Ligën tri herë dhe shtatë trofe të FA Cup.

Pochettino, 45-vjeçar, është i vendosur t’i ndjekë hapat e 68-vjeçarit, megjithëse te Spurs, ku e ka zënë postin e trajnerit që prej vitit 2014.

“Ai është nder trajnerët më të mëdhenj në histori të futbollit, në një nivel me Fergusonin. Ai gjithmonë do të jetë trajner i veçantë”, ka thënë Pochettino për Wengerin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...