Strakosha: Më vjen keq për Buffonin

PUBLIKUAR

Strakosha ndjen keqardhje për dështimin e Italisë, më së shumti që Buffon nuk do të shijojë një tjetër Botëror, që i dha fund karrierës me Kombëtare.

Dështimi i Italisë për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror dhe lotët e Gianluigi Buffon, kanë dëshpëruar shumë edhe portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Portieri i Lazios gjatë një bisede në ‘Sky Sport Italia’, ka deklaruar se është ndjerë keq kur ka parë në atë situatë idhullin e tij.

“Babai im (Legjenda e futbollit shqiptar Foto Strakosha) ishte heroi im, por idhulli im ishte gjithmonë Buffon, dhe jam dëshpëruar kur e kam parë atë në atë situatë, dhe mbi të gjitha Italia e ka merituar të shkojë tutje”, ka deklaruar Strakosha.

Italia nuk arriti të kualifikohet në Botëror duke u mposhtur në “Play-Off” nga Suedia. Sfida e parë përfundoi 1:0 në të mirë të suedezëve, ndërsa ajo kthyese në “San Siro” 0:0. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...