Mancini hedh poshtë mundësinë për ta marrë drejtimin e kombëtares italiane

PUBLIKUAR

Roberto Mancini e ka hedhur poshtë mundësinë se ai mund të emërohet trajner i kombëtares italiane pas shkarkimit të Giampiero Ventures.

Ventura u shkarkua në mes javë pasi dështoi ta çojë Italinë në Kupën e Botës për herë të parë pas 60 viteve, transmeton Express.

Ndërkohë që Carlo Ancelotti është favorit, Mancini është emri tjetër i madh në listën e trajnerëve që mund ta marrin drejtimin e “Të Kaltërve”.

Por, ish trajneri i Interit dhe Manchester City ka thënë se është i lumtur në Zenit dhe nuk mendon për kombëtaren.

“Si shumë bashkatdhetarë, edhe unë kam ëndërruar ta shihja Italinë në Kupën e Botës në Rusi. Jam trishtuar shumë kur kam parë që Italia u eliminua. Nuk jam i befasuar se emri im është në listë. Por, jam i lumtur në Zenit”, ka thënë Mancini për Match TV.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...