Carvajal titullar kundër Atleticos, Navas humb derbin

PUBLIKUAR

Navas nuk do të luajë kundër Atleticos, ndërsa Carvajal i ka lënë anash problemet me zemër dhe do të zbresë nga minuta e parë të shtunën në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Sipas asaj që raporton “Cadena Ser”, portieri Keylor Navas, nuk ia ka dalë të rikuperohet me kohë dhe do të mungojë në derbin e së shtunës kundër Atletico Madridit.

Por, lajmi i mirë për Zinedine Zidanen është kthimi i Dani Carvajal, pavarësisht se ditë më parë u raportua se mbrojtësi spanjoll nuk është gati për derbi pas problemeve me zemër që e la jashtë fushave për pothuajse dy muaj.

“Keylor Navas nuk do të jetë plotësisht i gatshëm për derbin e së shtunës, ndërsa Dani Carvajal do të jetë titullar”, raporton “Cadena Ser”.

Derbin mund ta humbasë edhe Luka Modric që nuk u stërvit me skuadrën të enjten dhe mbetet të shihet nëse do ta bëjë një gjë të tillë të premten, që do të jetë edhe stërvitja e fundit para ndeshjes në stadiumin “Wanda Metropolitano”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...