Nënkryetari Tasholli ka takuar përfaqësuesit e misionit për Paqe dhe Stabilitet nga Komisioni Evropian

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli së bashku me Drejtorin për Buxhet dhe Financa si dhe Zyrtaren për Integrime Evropiane, sot kanë pritur në një takim informues, përfaqësuesit e misionit për Paqe dhe Stabilitet nga Komisioni Evropian, Chatalin Gherman dhe Caroline Stampfer.
Në këtë takim ata kanë diskutuar për realizimin e projekteve në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, projekt ky i cili do të ketë fazën e dytë të realizimin nga UNDP.
Nënkryetari Tasholli i ka informuar të pranishmit për trashëgiminë kulturore në Komunën e Lipjanit. Ai po ashtu i ka njoftuar se Komuna e Lipjanit ka të aprovuar edhe Planin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Përfaqësuesit e misionit për Paqe dhe Stabilitet nga Komisioni Evropian thanë se janë të interesuar në përmirësimin e bashkëjetesës nëpërmjet ruajtjes së trashëgimisë kulturore, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare
Qëllimi i këtij misioni është të diskutojë kontratën e re të drejtpërdrejtë me UNDP për fazën e dytë të projektit për trashëgimi kulturore dhe për njoftimin rreth thirrjes që do të publikohet për dorëzimin e projekt propozimeve.​

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...