PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE
Rr. Magjistrale Prishtinë–Lipjan 14.01.2015 – 14:20. Raportohet se pesë meshkuj K/Shqiptarë kanë penguar lëvizjen e eskortës me të cilën po udhëtonte delegacioni serb duke tentuar që ta bllokojnë rrugën. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistës me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJEN TË DETYRËS
Rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë 14.01.2015 – 00:55. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar me veturën VW Golf V me targa vendore dhe i njëjti ka penguar policët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare duke refuzuar që të hapë bagazhin e veturës për kontrollë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
FALSIFIKIM I PARASË
Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë 13.01.2015 – 13:30. Me 14.01.2015 ankuesi mashkull K/Shqiptar punëtor në një bankë ka raportuar në polici se nga klienti tani i dyshuar mashkull K/Shqiptar kishte pranuar një kartëmonedhë prej 200€ që dyshohej të jetë e falsifikuar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti po hetohet nga njësiti përkatës policor.
PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE
Rr. Magjistrale Prishtinë–Lipjan 14.01.2015 – 14:20. Raportohet se pesë meshkuj K/Shqiptarë kanë penguar lëvizjen e eskortës me të cilën po udhëtonte delegacioni serb duke tentuar që ta bllokojnë rrugën. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistës me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
PROTESTË
Rr. “Bill Klinton”, Prishtinë 14.01.2015 – 12:00. Raportohet se rreth 80 protestues kanë protestuar para zyrave të KEDS-sit duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike. Në orën 13:00 protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
TENTIM GRABITJE
Fshati Pozharan, Viti 14.01.2015 – 01:10. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar në polici se derisa ishte në banesën e tij një person i panjohur i maskuar dhe me armë të gjatë në dorë duke thyer xhamin e derës kishte tentuar të hyjë brenda në banesën e tij. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar dhe as të arrestuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Viti 14.01.2015 – 10:00. Në bazë të urdhëresës është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Smrekonicës.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Ukë Bytyqi”, Prizren 14.01.2015 – 01:30. Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Ecol SPECIAL kal. 7.65 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE
Rr. “Bill Klinton”, Pejë 14.01.2015 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë në një market, duke vjedhur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ZJARRVËNIE
Fshati Dresnik, Klinë 14.01.2015 – 22:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur shtëpia e viktimës mashkull K/Serb. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese së bashku me ato të hetuesisë dhe njësia K9. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “Abedin Rexha”, Klinë 14.01.2015 – 13:00. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptar dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Lubizhdë, Malishevë 14.01.2015 – 11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, dega në Malishevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prizrenit.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “Bislim Bajgora”, Mitrovicë 14.01.2015 – 11:19. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
Fshati Vilanc, Vushtrri 14.01.2015 – 12:25. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në Vushtrri, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
Rr. “Mbretëresha Teutë”, Mitrovicë 14.01.2015 – 16:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Lipjanit.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
GRABITJE
Zveçan 14.01.2015 – 20:05. Gjersa viktima femër K/Serbe ishte duke punuar në marketin e saj aty ka hyrë një i dyshuar mashkull i maskuar dhe duke kanosur viktimën me një thikë i ka grabitur të holla(para) dhe disa pako cigare dhe më pas i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.
VJEDHJE E RËNDË
Rr. “Tanaska Raiq”, Mitrovicë 14.01.2015. Ankuesi mashkull K/Serb ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë vjedhur një CD Player. Nuk raportohet për të arrestuar.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Fshati Novosellë, Kamenicë 14.01.2015 – 01:30. Raportohet se në pikën kufitare policia ka ndaluar veturën, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Serbisë, në veturë gjendeshin edhe dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull serb, të cilëve u kishte skaduar afati i letërnjoftimeve. Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale
00
Aksidente me të lënduar
09
Aksidente pa të lënduar
32
Tiketa trafiku të shqiptuara
438
Arrestime
17
Në mbajtje
10



