Mourinho jep lajmin e madh për Ibrahimovicin

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka treguar se kur do të kthehet të luaj sulmuesi Zlatan Ibrahimovic

Jose Mourinho beson se Zlatan Ibrahimovic do të kthehet të luajë në vitin 2017, pasi tashmë e ka kaluar lëndimin.

Portugezi madje tha se suedezi është një luan, një luftëtar i vërtetë.

“Ibrahimovic është një luan, një luftëtar. Mendoj se ky është përshkrimi më i mirë për të. Ai është i frustruar gjatë tërë kohës dhe kjo është arsyeja pse ai është shumë afër rikthimit”, tha Mourinho për Sky Sports.

“Ashtu siç kemi pritur, ai ka reduktuar kohën e kthimit dhe siç kemi thënë në javët e fundit, ai do të kthehet në vitin 2017”.

Ibrahimovic në fund të sezonit të kaluar kishte këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen ndaj Anderlechtit në gjysmëfinale të Europa Leagues. /Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...