Majlinda premton angazhim për të sjellë medalje nga ‘Rio 2016’

PUBLIKUAR

Majlinda premton angazhim për të sjellë medalje nga ‘Rio 2016’

Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, tashmë ka filluar përgatitjet për Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, nga ku synon të na sjellë një tjetër medalje. Ajo u premton të gjithë shqiptarëve punë dhe angazhim dhe beson se suksesi nuk do të mungojë.

“Premtoj punë e angazhim, besoj se do të marr medalje edhe në Lojërat Olimpike. Shpresoj dhe punoj për këtë medalje”, ka theksuar xhudistja në një prononcim për Telegrafi.

Të qenit kampione e botës për Majlindën është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruajë, ndërsa arsye për të cilën ndihet krenare, mes tjerash, është se solli titullin në vendin e saj.

“Ndjenje të cilën s’e përshkruaj dot, gjithçka më duket si ëndërr. Jam krenare që e kam sjellë titullin në shtetin tim”, shprehet ajo.

Padyshim se vitin që lamë pas e ka përshkruar si më të mirin në jetë, falë suksesit të jashtëzakonshëm që arriti.

“Ishte viti më i mirë në jetën time, të gjithë titujt i kam fituar dhe në fund jam shpallur xhudistja më e mire në botë”, ka theksuar krenaria e sportit shqiptar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...