Unitedi, 150 milionë euro për Bale

PUBLIKUAR

Unitedi, 150 milionë euro për Bale

Nuk kanë të ndalur spekulimet që flasin për transferimin e mundshëm të Gareth Bale te Manchester Unitedi.

Anësori uellsian po lidhet me një kalim në Old Trafford qe një kohë të gjatë, ndërsa vazhdimisht publikohen shifra për ofertën e mundshme të Djajve të Kuq.

Sipas Fichajes.net, Unitedi do të ofrojë 150 milionë euro për 25-vjeçarin nëse ai vendos të largohet nga Santiago Bernabeu.

Kujtojmë që Bale mban epitetin e lojtarit më të shtrenjtë në histori, pasi Reali pagoi rreth 100 milionë euro kur e bleu nga Tottenhami.

Forma e tij te Los Blancos nuk ka qenë e nivelit shumë të lartë, mirëpo ai gjithmonë ka qenë aty kur është dashur të shënojë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...