Mario Balotelli ka refuzuar të hedhë poshtë mundësinë për t’u rikthyer në kampionatin italian, Serie A.
Super Mario e ka pranuar se Simone Inzaghi është trajner shumë i mirë dhe e ka lënë të hapur mundësinë t’i bashkohet Lazios, transmeton Express.
Lazio e mposhti në dy ndeshje në fazën e grupeve të Evropa Ligës skuadrën e Balotellit, Nice.
Në një sesion pyetje dhe përgjigje në Facebok, Mario u pyet për Simone Inzaghin.
Përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Trajner shumë i mirë”.
“A do të luaja për Lazion? S’e di, tani jam në Nice. Keita Balde? Ai është shumë i mirë, ama duhet ta bëjë një të dashur të re”, është përgjigjur italiani në pyetjet që ia bënë në Facebook. /Express/


