Ylli i Real Madirdit: Neymar është i mirëseardhur në Real

PUBLIKUAR

Neymar mund të jetë i lumtur në Paris Saint-Germain, por sipas njërit prej yjeve të Real Madridit ai është i mirëseardhur te gjiganti spanjoll.

Neymar, 25-vjeçar, është lidhur me një kalim të mundshëm në Madrid përkundër faktit se iu bashkua PSG-së nga Barcelona jo më larg se verën që lamë pas për një shumë rekorde në vlerë 222 milionë euro, transmeton Express.

Mesfushori i Real Madridit Casermiro ka thënë se do të ishte i lumtur ta kishte Neymarin në “Santiago Bernabeu”, por insistoi se bashkëkombësi i tij është i lumtur në Paris.

“Ai është yll. Ai e di se çfarë po bën. Është lojtar i madh dhe gjithmonë do të jetë i mirëseardhur në Real Madrid”, ka thënë Casemiro për COPE pas barazimit pa gola të Brazilit mbrëmë kundër Anglisë

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...