Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e plotë të 440 Vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, ndërsa LipjaniNews në bazë të një burimi ka arritur të kuptoj se në Lipjan janë 16 kuti në rinumrim.
Po ashtu LipjaniNews mëson se rinumrimi ka ardhur si pasoj e vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ku janë miratuar dy ankesa të dy kandidatëve femra nga njëra PDK dhe tjetra LDK.
Po ashtu, në këtë mbledhje Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi paraqiti një raport të ecurisë së përgatitjeve të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar që do të mbahet në 19 komuna.
Ai bëri të ditur se është duke vazhduar operacioni i jashtë Kosovës, ku kanë të drejtë vote 6 mijë e 847 votues.
Halimi njoftoi edhe lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë që Personave me Nevoja dhe Rrethana të Veçanta t’u mundësohet të votojnë përmes ekipeve mobile lëvizëse në Ditën e Zgjedhjeve. Numri i përgjithshëm i votuesve nga kjo kategori është: 2 mijë e 16 votues.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin për Ditën e Zgjedhjeve të raundit të dytë (19 nëntor) si dhe emëroi Këshillat e Vendvotimit në komunën e Parteshit ku do të mbahet rivotimi për kryetar komune në të njëjtën ditë.


