Shaqiri prezantohet nesër te Interi

PUBLIKUAR

Shaqiri prezantohet nesër te Interi

Xherdan Shaqiri është zyrtarisht lojtar i Interit, por ai ende nuk është prezantuar tek skuadra e re.

Ylli kosovar i cili iu bashkua ekipit italian gjatë javës së kaluar, nuk e ka bërë ende prezantimin me Interin, ndërsa një gjë të tillë pritet ta bëjë nesër, transmeton Telegrafi.

Faqja zyrtare e ish-kampionëve të Italisë, ka njoftuar të gjithë se lojtari i Përfaqësueses së Zvicrës do të bëjë prezantimin e tij me fanellën zi kaltër të mërkurën nga ora 13:30, ku do të jetë i gatshëm edhe për pyetjet e gazetarëve.

Xherdani ishte i pranishëm edhe në ndeshjen mes Interit dhe Genoas e fituar 3:1 nga ‘Neroazzurrët’, por që nuk pati rastin të luaj në atë takim, duke pritur rastin e debutimin në takim me Empolin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...