Dje në rrugën “Haradin Bajrami”, Lipjan në orën 15:30 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar me ekskavator në shtratin e lumit Sitnica, nën urë ka hasur në një mjet të dyshuar, njofton Policia.
Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë bërë detonimin e mjetit të dyshuar granatë dore A-6 në mënyrë të sigurt.


