Komuna e Lipjanit ka ftuar PRONARËT E BANESAVE KOLEKTIVE (ndërtesave të banimit në bashkëpronësi) të marrin pjesë në takimin e përbashkët me ç’rast do të prezantohet projekti “Krijimi i Shoqatave të Pronarëve (SHP-ve) të Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi”. Ky projekt është i financuar nga Banka Botërore përmes
Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)
dhe zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me komunën e Lipjanit.
Në kuadër të këtij projekti, komuna e Lipjanit është zotuar për të ndërmarrë hapa proaktivë në inkurajimin
e formimit të Shoqatave të pronarëve në mënyrë që ato të mund të angazhohen për të ndërmarrë masat
për Efiçiencë të Energjisë në ndërtesat e tyre me qëllim përmirësimin e komoditetit dhe kursimit të
energjisë.
Përmes shprehjes së interesit tanimë të hapur (në faqen e internetit të komunës dhe faqen zyrtare në
facebook), projekti parasheh përzgjedhjen e tri ndërtesave kolektive në komunën e Lipjanit, të cilat do të
përfitojnë:
Asistencë në krijimin e Shoqatave të pronarëve dhe regjistrimin e tyre;
Auditimin e detajuar të energjisë në ndërtesë që është parakusht për hartimin e projektit kryesor
për renovimin e ndërtesave me theks të veçantë zbatimin e masave për kursim të energjisë:
izolimi i fasadës, kulmit, dyshemesë, ndërrimi i dritareve dhe derës së hyrjes, instalimi ose
përmirsimi i ngrohjes qendrore dhe të ngjashme. Auditimi do të ndihmojë të përcaktojë
investimet më të dobishme në mënyrë që të reduktojë kostot e energjisë duke ruajtur ose rritur
nivelin e komoditetit në banesa;
Projektin kryesor me paramasë dhe parallogari dhe planin finaniar me koston e investimeve të
nevojshme për zbatimin e masave të Efiçiencës së Energjisë dhe identifikimin e mundësive të
sigurimit të fondeve për këtë qëllim;
Përgatitjen e dokumentacionit për tenderim për masat që duhet të zbatohen si dhe
dokumentacionit për negocim të kontratës me punëkryesin.
Për informimin më të mirë ftoheni të merrni pjesë në takimin informues që do të mbahet me datën 21
Nëntor 2017 (e marte), prej orës 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Lipjanit.
Shpresojmë në interesimin tuaj për t’ju përgjigjur pozitivisht ftesës për pjesëmarrje në takim.
Komuan e Lipjanit fton pronarët e banesave kolektive për prezantimin e projektit,“Krijimi i Shoqatave të Pronarëve (SHP-ve) të Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi”
PUBLIKUAR


