Benzema: Cristiano Ronaldo është vetjak

PUBLIKUAR

Benzema ka thënë se Ronaldo është vetjak.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka thumbuar paksa katër herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldon.

Francezi ka thënë se portugezi është më vetjak se ai para portës, por e sheh si diçka pozitive këtë gjë.

“Kam marrëdhënie shumë të mirë me Ronaldon, kuptohemi shumë mirë. Më pëlqen të luajë me të, dëshiron gjithmonë të luajë me prekjen e parë. Ronaldo është me vetjak se unë, por kjo është normale. Nuk më shqetëson, në fund të fundit kjo është edhe në të mirë të ekipit”, tha Benzema.

“Më shumë gola? Unë shënoj gola, por kur aty e ke dikë që shënon 50 gola çdo sezon… Më parë, sulmuesit shënonin 25 gola dhe ishin super lojtarë, ndërsa tani… E pëlqej futbollin dhe fitimin e trofeve, po argëtohem”, shtoi Benzema. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...