Plani A i Barcelonës: Coutinho në janar, Griezmann në verë

PUBLIKUAR

Barcelona është duke u përgatitur për afatin kalimtar të janarit dhe verës së ardhshme

Drejtuesit e Barcelonës tashmë e kanë të qartë se cilët lojtarë duhet t’i transferojnë për të përforcuar skuadrën dhe për ta mbajtur në nivelet më të larta.

Dëshira e parë e katalonasve është anësori i Liverpoolit, Philippe outinho, i cili ishte edhe objektivi kryesor i verës së kaluar.

Transferimi i tij do të tentohet në janar, ku Barcelona ka bërë gati 150 milionë euro, aq sa kërkon edhe skuadra angleze, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

Dëshira e dytë është sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann, por për verën e ardhshme.

Lojtari ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh, e cila është aktive vetëm deri me 1 korrik të vitit 2018. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...