Bale ka humbur 40 nga 60 ndeshjet e fundit të Realit, 24 lëndimet në Madrid

PUBLIKUAR

Gareth Bale është lënduar sërish dhe duket se për të ka përfunduar viti 2017.

Anësori uellsian, Gareth Bale, është lënduar sërish dhe duket se nuk do të zbresë në fushë deri në janar të vitit 2018, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Gazeta Express.

Mungesa e Bale është duke i kushtuar Realit në të gjitha aspektet pasi Zidane vendosi të mos blejë lojtarë në fazën ofensive gjatë verës duke u bazuar në rikuperimin e plotë të uellsianit që pa probleme ushtroi gjatë gjithë verës, por ai tani është lënduar sërish, pak ditë pasi u rikthye pas lëndimit që kishte pësuar në fund të shtatorit.

Bale tashmë ka humbur 40 ndeshje nga 60 të fundit të Los Blancos.

Që nga ardhja në Madrid, Bale ka pësuar 24 dëmtime, duke qëndruar më shumë në infermieri se në fushë, diçka që po i kushton Realit këtë edicion pasi Zidane nuk po ka shumë zgjedhje në sulm ndërsa e sheh skuadrën e tij tetë pikë prapa Barcelonës në renditje. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...