Barcelona bën ofertë të re për Coutinhon

PUBLIKUAR

Barcelona e ka bërë një ofertë të re për sulmuesin brazilian të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Sipas Sport, Barça ka ofruar plot 118 milionë euro për yllin e Liverpool, transmeton Express.

Klubi katalan tentoi ta sillte Coutinhon në Barcelonë verën që shkoi, por pa sukses, megjithatë, tani është rikthyer me një ofertë të re në tentim për t’i siguruar shërbimet e brazilianit qysh në janar.

Sipas Sport, edhe pse Liverpool i refuzoi vazhdimisht ofertat e Barçes në verë, “Të Kuqtë” janë të gatshëm ta pranojnë një ofertë prej 148 milionë euro kesh.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...