Xhaka: Hap i madh për Botërorin “Rusia 2018”

PUBLIKUAR

Xhaka është shprehur i lumtur me fitoren kundër Irlandës Veriore.

Zvicra ka marrë fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të “play-off”it për Botërorin “Rusia 2018”, duke e mposhtur në udhëtim 0:1 Irlandën Veriore, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe shumë të rëndësishëm në udhëtim e shënoi mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez, në minutën e 57’të.

Granit Xhaka, që ishte titullar në këtë ndeshje, e sheh këtë fitore si shumë të rëndësishme për të siguruar biletën për Kupën e Botës.

“Fitore e mirë në udhëtim kundër një kundërshtari të vështirë dhe një hap i madh për në Botëror Rusia 2018”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...