Vdes legjenda e Realit, Alfredo Di Stefano

PUBLIKUAR

vdes-legjenda-e-realit-alfredo-di-stefano_hdIkona e Real Madridit, Alfredo Di Stefano, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Presidenti i nderit i klubit ishte në gjdneje kritike pasi përjetoi një goditje në zemër në një rrugë afër stadiumit Santiago Bernabeu gjatë të shtunës, vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij.

Dhe ai ka ndërruar jetë pasi shëndeti i tij ishte përkeqësuar mëngjesin e sotëm.

Di Stefano filloi karrierën e tij në River Plate dhe u zhvendos në Madrid nga skuadra kolumbiane Millonarios në vitin 1953, pasi fillimisht ishte afër të transferohej te rivali tjetër, Barcelona.

Argjentinasi ishte ikonë e një periudhe të re në Bernabeu, duke fituar me Madridin tetë tituj të La Liga dhe pesë tituj të Kupave Evropiane nga viti 1953 deri në vitin 1964.

Ai shënoi 308 koha në 396 paraqitje për Los Blancos dhe mbetet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të klubit, prapa Raul që ka 323 gola.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Madridi përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...