Sulmuesit e Barcelonës, Leo Messi dhe Luis Suarez ende besojnë se kanë nevojë për një tjetër lojtar për ta zëvendësuar Neymarin
Pavarësisht se Barcelona gjatë verës së kaluar për 145 milionë euro transferoi francezin, Ousmane Dembele si zëvendësues të brazilianit Neymar, që u largua në drejtim të PSG-së, Leo Messi dhe Luis Suarez e duan edhe një lojtarë tjetër.
Bëhet fjalë për anësorin e liverpoolit, Philippe Coutinho, shkruan Mundo Deportivo.
Braziliani ishte afër transferimit në Camp Nou, por, Liverpool refuzoi 150 milionë euro, sepse dëshironte të paktën 200 milionë.
Për të plotësuar dëshirën e Messit dhe Suarezit, skuadra katalonase do të tentojë transferimin e Coutinhos edhe gjatë verës së ardhshme, por do të kenë konkurrencë nga PSG dhe Juventus. /Express/



