​Juventus e kërkon yllin e Arsenalit

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Juventusit ende janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për sezonin e ri

Pavarësisht se gjatë kësaj vere Juventus transferoi italian Mattia de Sciglio, ata ende janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.

Kjo pasi në fund të sezonit pritet të largohet zvicerani Stephan Lichsteiner, i cili është i zhgënjyer se nuk është përfshirë në listën e Ligës së Kampionëve.

Sipas Tuttomercatoweb, dëshira e trajnerit Massimiliano Allegi është mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Hector Bellerin.

Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi ai gjatë kësaj vere vazhdoi kontratën me skuadrën angleze deri në vitin 2023. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...