Sonte me Fidan Jupollin: Imri Ahmeti (20:55)

PUBLIKUAR

Sonte në orën 20:00 transmetohet emisioni i radhës i Fidan Jupollit në Gazetën Express me mysafirë Arban Abrashin, Agim Aliun dhe Imri Ahmetin.

Emisionin mund ta ndiqni në faqen zyrtare të Gazetës Express në Facebook si dhe në sajtin e Expressit.

Përballë gazetarit Fidan Jupolli do të jetë kandidati i LDK’së për Prishtinën, Arban Abrashi, i cili flet për marrëveshjen e arritur mes Shpend Ahmetit dhe Selim Pacollit.

A po ndihet i rrezikuar Abrashi pas koalicionit të sotëm në kampin tjetër?

Kush është Shpendi i vërtetë, sipas Arban Abrashit?

I ftuari tjetër i Fidan Jupollit është kandidati i PDK’së në Ferizaj, Agim Aliu, i cili tregon nëse do të bëjë marrëveshje për ta mposhtur Muharrem Sfarqën.

E, kryetari i Lipjanit, Imri  Ahmeti flet për fitoren e tij në raundin e parë dhe për kontestimet e fitores nga ana e PDK’së.

Për këto dhe shumë çështje të tjera, ndiqeni sonte në orën 20:00 emisionin e Fidan Jupollit me të ftuarit e tij.

 

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...