Ozil i hapur për kontratë të re në Arsenal, por me një kusht

PUBLIKUAR

Mediat angleze raportojnë se mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është i hapur për të nënshkruar marrëveshje të re për ta zgjatur qëndrimin në klub, por vetëm nëse “Gunners” ia plotësojnë një kërkesë.

Përfaqësuesit të kombëtares gjermane i skadon kontrata me klubin londinez në fund të sezonit, transmeton Express.

E me bisedimet për marrëveshje të re që kanë ngecur, raportohej se lojtari do të largohet nga “Emirates” në fund të sezonit, me Manchester United si destinacion të mundshëm të tij. Por, The Sun raporton se Ozil mund të qëndrojë në Arsenal.

Kërkesa e Ozilit është t’i rritet paga në 150.000 funte në javë dhe t’i jepet fanella me numrin 10, të cilën aktualisht e mban Jack Wilshere. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...