Cili është dallimi mes formës së dobët të Ronaldos dhe Suarezit?

PUBLIKUAR

As Cristiano Ronaldo e as Luis Suarez nuk janë duke kaluar nëpër formën më të mirë para golit. Por, cili është dallimi mes formës së dobët të këtyre dy futbollistëve?

Gus Poyet, ish-futbollisti i Uruguait, e ka analizuar situatën e të dy sulmuesve për radion spanjolle Cope, transmeton Express.

Sipas Poyetit, Suarez ka përparësi, për shkak se momentalisht Barcelona është e mësuar të fitojë pa golat e tij. Por, nuk është kështu edhe në rastin e Real Madridit, që ka tetë pikë më pak se rivali i vet në La Liga.

“Barça po fiton, ndërsa Real Madridi jo. Realit po i mungojnë golat e Ronaldos, ndërsa Barcelona është duke u mbajtur mirë përkundër mungesës së kontributit nga Suarez,” ka thënë ish-trajneri i Brighton dhe Real Betis.

“Mund ta shoh Suarezin duke ia pasuar topin dikujt tjetër për të shënuar, në vend se të tregohet kokëfortë dhe të refuzojë të pasojë para golit. E njëjta gjë po ndodh edhe me Ronaldon, ai po jep shumë asiste, si dhe po tenton të shënojë duke gjuajtur nga të gjitha këndet”, ka thënë ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...