Transferimi i Xherdan Shaqirit në Inter bëri buj të madhe, jo vetëm në Kosovë po në gjithë Evropën.
Është vetëm 23-vjeçar dhe ka fituar të gjithë titujt në kuadër të klubeve, me ish-skuadrat e tij Bayern Munich dhe Basel. Ylli kosovar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri bëri transferimin e tij tek skuadra e Interit, për të qenë lojtari më i përfolur gjatë ditëve të fundit nëpër mediat evropiane,transmeton Telegrafi.
Në një intervistë ekskluzive për ‘blick’-un zviceran, Xherdani flet për herë të parë si interist, duke treguar pse zgjodhi skuadrën zi kaltër, kush e bindi atë për këtë hap të bërë dhe se cilat janë synimet me ‘Neroazzurrët’.
Xherdan, konkluzioni juaj i parë si lojtar i Interit?
Shaqiri: Është pak çmenduri. Kur dola nga aeroporti unë shihja në të gjitha anët tifozë. Pra ishte një pritje fantastike, unë nuk e kam pritur një gjë të tillë. U desh disa herë që të sigurohem që nuk jam rrëzuar në atë turmë, ishte situatë delikate për rojet e sigurisë. Por mbi të gjitha ishte tepër bukur. Natyrisht që kjo pritje e madhe u bë pasi unë jam zhvilluar shumë për dy vite e gjysmë në Bayern dhe në Përfaqësuese. Nëse do të kisha ardhur këtu nga Baseli atëherë nuk do të kisha kësi pritje.
Si ishte pritja në Munich në vitin 2012?
Shaqiri: Kam ardhur me makinë deri në Munich, dhe nuk ishte interesuar pothuajse askush. Në maksimum ishin dy ose tre gazetarë prezent.
Ndryshove Bayernin për Interin, a mendon se ke bërë hapa mbrapa?
Shaqiri: Jo jo assesi. Inter është një klub i madh për mua. Këtu kanë luajtur shumë legjenda dhe suksesi i madh do të arrihet përsëri. Jam i sigurt se shumë thonë se Serie A është inferiore në krahasim me Bundesligën, por për mua personalisht është një kampionat që do të më ndihmoj për ta bërë hapin e ardhshëm. Unë vetëm kam biseduar me trajnerin Roberto Mancini, dhe ai është më meritori që unë jam këtu.
Mancini ju garantoj se do të luani nga fillimi?
Shaqiri: Jo, sepse ai më donte me çdo kusht dhe se është një njeri fitues, për këtë vendosa të vija. Mancini ka trofe të shumtë në Itali dhe kampionë me Cityn në Angli, ndërsa unë kam shumë trofe të fituar te Bayerni. Mancini dhe unë erdhëm këtu për të fituar.
Do të thotë se Mancini të bëri të refuzosh ofertat nga Liverpooli, Everton dhe Atletico Madrid?
Shaqiri: Në fund kam pasur shumë opsione, oferta shumë joshëse. Kam marrë telefonata nga trajner të ndryshëm që më flisnin për idetë e tyre. Por isha vetë unë që morra vendimin, pasi ndjeva se Interi bënë për mua.
Disa thonë se në Bayern keni qenë vetëm njëri prej shumë yjeve, ndërsa në Interi jeni vetëm ju dhe Podolski?
Shaqiri: Po flas vetëm për vetën time, dhe sigurisht që është e rëndësishme si për çdo lojtar tjetër. Është mirë të dini nëse ekipi ka një peshë të caktuar, kjo të jep besim dhe presion për ta rritur paraqitjen tuaj. Unë konsideroj se këtu ka shumë lojtarë cilësorë dhe të rëndësishëm të cilët janë të nevojshëm për klubin.
Cilat janë synimet për këtë stinor?
Shaqiri: Edhe pse ne jemi ende në pjesën e dytë të tabelës, ne duhet të përpiqemi me gjithë fuqinë tonë për ta arritur vendin e tretë. Kështu nëse ne do ta bëjmë këtu, do të kemi mundësin për të luajtur në Ligën e Kampionëve, pra ky është synimi ynë, dhe për këtë jam i bindur se do t’ia arrijmë. Por ajo që dua të them është se unë kam një kontratë deri në vitin 2019, dhe pasi ta zëmë pozitën e tretë gjatë kësaj kohe dua ta fitoj titullin.
Do të luani nga fillimi ndaj Genoas?
Shaqiri: Nuk mendoj kështu. Megjithatë trajneri Roberto Mancini është ai që vendos. Ai e di më mirë nëse jam i gatshëm fizikisht pas pushimit të dimrit. Unë jam më mbrapa në trening por unë mund të them se jam i gatshëm të luaj për aq sa kërkon trajneri.
Ju jeni argëtuar në stërvitje me Lukas Podolskin?
Shaqiri: Ai është i lumtur që unë jam këtu. Mendoj se do të kalomi një kohë të madhe së bashku.
Si ti ashtu edhe Podolski keni luajtur në Ligën e Kampionëve, tani do të konkurroni për një pozitë në Ligën e Evropës. Është një problem kjo për ju?
Shaqiri: Jo. Më e rëndësishme se Liga e Evropës është që ne ta zëmë vendin e tretë për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
A keni biseduar me trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviq?
Shaqiri: Po unë i kam treguar se do të shkoj në Inter, dhe më ka uruar.
A do të qëndroni në qytetin e Milanos, apo do të jetoni në rrethin si lojtarët tjerë. Shtëpia e Valon Behramit është e lirë pasi ai ndodhet në Hamburg, a do ta merrni atë?
Shaqiri: Unë ende nuk e di pasi nuk kam vendosur. Por rrethina është më e pamundshme. Por një gjë është e mirë se Milano është afër Zvicrës aty ku i kam prindërit e mijë.
Ish-trajneri juaj Otmar Hitzfeld, ka thënë se Guardiola nuk iu besoi, a jeni dakord me të?
Shaqiri: Është intervista ime e parë dhe nuk duhet të më ngacmoni (qesh). Unë në këtë moment nuk dua të flas për të kaluarën.
Sa herë gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti e keni menduar. Ah sikur Jupp Heynckes do të ishte ende trajner?
Shaqiri: Gjithkush e di se ai këmbënguli për të më marrë në Bayern. Unë kam kaluar një kohë të madhe me të. Ne fituam të gjithë titujt e mundshëm. Është mirë ta kujtosh një kohë të suksesshme, por duhet të punosh gjithmonë për të arritur edhe më lartë.
Ndryshimi i klubit erdhi pasi kishit konkurrencë Mullerin, Gotzen, Riberyn e Robbenin?
Shaqiri: Unë i di cilësitë e mija, dhe për këtë vendosa të qëndroj në verë, pasi nuk iu kam frikësuar konkurrencës. Por klubi vazhdoi të forcohet dhe pastaj erdhi largimi.
U kërkuat në verë edhe nga Liverpooli?
Shaqiri: Po dhe isha afër të transferohem, por klubet nuk u morën vesh mes vete. Sa më përket mua unë e kam pranuar atë ofertë edhe pse nuk ishte e lehtë për mua.
Për çfarë do të mungoj Munichu?
Shaqiri: Natyrisht që më së shumti do të më mungojnë shokët. Unë kisha dy vite e gjysmë atje, dhe kalova një kohë të mrekullueshme duke marrë shumë tituj. Tani unë jam duke jetuar në një vend të ri dhe me gjuhë të re.
Ju nuk e flisni italishten?
Shaqiri: Jo, por shumë shpejtë do ta mësoj.
Sa e njihni qytetin e Milanos?
Shaqiri: Jo shumë mirë. Unë kamë qenë disa vite më parë këtu privatisht. Sigurisht që bukuria e qytetit ka luajtur një rol në zgjedhjen time. Por unë jam duke kërkuar vende të mira për rroba dhe ushqim. Mbi gjitha ky qytet jeton nga futbolli dhe ka tifoz të ‘çmendur’. /Telegrafi/



