Heset Sahiti është emruar Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në Ministrin e Arsimit.
Kështu ka thënë një burim i LipjaniNews.
Por kjo është bërë publike edhe sot. Në web faqen e Ministrisë së Arsimit është publikuar lajmi për fazën e parë të punimeve të objektit të ri të Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica”, në Lipjan
“Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti, ka përuruar fazën e parë të punimeve të objektit të ri të Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica”, në Lipjan. Në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të shkollës së re u tha se, nxënësit dhe mësimdhënësit kanë pasur nevojë të domosdoshme ndërtimin e një objekti të ri, në mënyrë që mësimi në këtë shkollë të jetë sa më kualitativ”, thuhet në njoftim nga kjo Ministri.


