Arroganca e Messit kalon atë të Ronaldos, nuk pranon të lihet rezervë!

PUBLIKUAR

Arroganca e Messit kalon atë të Ronaldos, nuk pranon të lihet rezervë!

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Juliano Belletti, ka zbuluar se futbollisti i dytë më i mirë në botë, Lionel Messi, nuk pranon të lihet rezervë gjatë ndeshjeve.

Telashet te Barcelona nuk kanë të ndalur, teksa pakënaqësia e Messit po rritet, e kjo u pa edhe në ndeshjen kundër Real Sociedadit kur trajneri Luis Enrique e la në bankën rezervë. Pas kësaj, në Spanjë kanë shpërthyer spekulimet se këta dy kanë kërkuar nga presidenti i klubit, Josep Bartomeu, që njëri ose tjetri të largohet nga klubi.

Në anën tjetër, Belleti, i cili shënoi golin e fitores për Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2006, thotë se Messi asnjëherë nuk e ka pranuar rotacionin në skuadër, edhe pse kjo është gjë shumë e mirë për skuadrën në futbollin modern.

“Messi nuk dëshiron të rrijë në bankën rezervë”, tha Belleti në emisionin ArenaSporTV. “Ai nuk e pranon rotacionin, që në kuptim afatgjatë, është shumë i rëndësishëm”.

“Kur unë isha te Barcelona, e kam parë atë shpeshherë duke biseduar me trajnerët, pasi që nuk donte të mungonte në asnjë ndeshje”, tha Belletti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...